Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

- Advertisement -

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

E shoqëruar edhe me bashkëpunëtorë, Osmani është pritur nga humanisti Halil Kastrati dhe të moshuarit që qëndrojnë në këtë shtëpi.

Osmani ka thënë se një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin dhe se një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, sipas saj, humb kuptimin.

“Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën. Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit