Vinicius për të ardhmen: Dua të qëndroj te Reali gjithë jetën

- Advertisement -

Vinícius Júnior ka folur sërish për të ardhmen e tij dhe për vazhdimin e kontratës me Real Madridin, duke i qetësuar tifozët madrilenë.

Sulmuesi brazilian e ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë për shumë vite me “Los Blancos”.

“Nuk kam asnjë nxitim për ta vazhduar kontratën. Kam marrëveshje deri në vitin 2027 dhe kemi kohë për të folur. Klubi është i qetë dhe unë jam i qetë. Presidenti ka besim tek unë dhe unë kam besim tek ai”, është shprehur Vinicius.

Braziliani theksoi se nuk e imagjinon veten larg Madridit dhe se po jeton ëndrrën e tij me fanellën e bardhë.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë veten larg Real Madridit. Po e shijoj çdo moment këtu, sepse është klubi i ëndrrave të mia. Dua të qëndroj këtu gjithë jetën”.

Sipas mediave spanjolle, bisedimet për rinovimin pritet të vazhdojnë pas përfundimit të garave ndërkombëtare të verës, ndërsa optimizmi për një marrëveshje të re mbetet i lartë.

Të ngjashme

Të fundit