Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e krijimit të Republikës së Turqisë.
Presidentja ka thënë se miqësia dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur.
“Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani në “X”./teve1.info/