15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblem të lirisë sonë.

Osmani tutje ka thënë se Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dh era hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.

Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë.

Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit