15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

BB Llapi kampion i Ligës së Parë në futsall

- Advertisement -

BB Llapi është kampion i Ligës së Parë në futsall, duke siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, BB Llapi ka shënuar fituar fitore ndaj FC Jetonit, me rezultat 8:4. Pas ndeshjes, BB Llapit iu dorëzua trofeu si kampion nga kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci. Kësisoj, BB Llapi kthehet pas një viti në Superligën e Kosovës. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar lojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe tifozët llapjan për këtë sukses, duke uruar që BB Llapi edhe në edicionin e ri të vazhdojë me organizim të mirë dhe të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të futsallit në vendin tonë.

Presidenti Ademi ka uruar ekipin per kalimin në Superligë.

Postimi i plotë;

🎉🏆👏 Urime BB Llapi inkuadrimi në Superligë

BB Llapi arriti ta përmbyllë edicionin si kampion në Ligën e Parë në futsall, duke e festuar njëherësh inkuadrimin në Superligë!

Përgëzoj lojtarët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët llapjan për këtë sukses.

Uroj që ky klub të vazhdojë me organizim të tillë të mirë edhe në edicionin e ri dhe të japë kontribut në rritjen e mëtejshme të nivelit të elitës së futsallit në vendin tonë! 🌟

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit