8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

“Ose s’i kupton, ose mashtron opinionin”, Hoti ekspozon interpretimet manipuluese të Kurtit për tregtinë e jashtme

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një grafiku të publikuar në Facebook, i cili tregon thellimin enorm të deficitit tregtar gjatë viteve të fundit, ka rrotulluar logjikën groteske në interpretimin e numrave rreth tregtisë së jashtme të Kosovë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Hoti ka kujtuar se “mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë”.

“Pse Kurti shtrembëron të dhënat për importet dhe eksportet e Kosovës?! Importi gjatë qeverisjes së tij ka rritje rapide. Shihni figurën nga të dhënat zyrtare të ASK-së. Deficiti tregtar është thelluar nga 3.4 miliardë euro në vitin 2019 (vit para pandemisë), në 5.9 miliardë euro në vitin 2023. Mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë, nga 12%-16%, përjashto kohën e pandemisë. Ai që krenohet me këto të dhëna, ose nuk i kupton, ose mashtron opinionin.” – shkroi Kurti.

Përdredhjet e Kurtit

Kur kanë mbetur edhe pak muaj për të plotësuar mandatin e tij 4-vjeçar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një fushatë në rrjetet e tij sociale për bilancin e punës në të gjithë qeverinë. renditi “arritjet” e qeverisjes së tij, ai përmendi indikatorë si rritjen mesatare ekonomike dhe dyfishimin e eksporteve si “dëshmi të një qeverisjeje të suksesshme”. Megjithatë, realiteti ekonomik i këtyre indikatorëve mbetet vite dritë larg përdredhjeve të kreut të qeverisë.

Kurti në vazhdimësi ka pretneduar përmirësim të raportit eksport-import në kohën kur të dhënat për Tregtinë e Jashtme të Mallrave në Kosovë gjatë vitit 2023, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë për një rrjedhë shumë negative të eksporteve dhe thellim të deficitit.

Përgjatë muajve të vitit 2023, raportet e tregtisë se jashtme të Kosovës, të publikuara nga ASK-ja, treguan për një rritje të theksuar të deficitit tregtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit