Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve “Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore, ku në raste të ndara ka arrestuar disa persona për posedim të narkotikëve.
Si rezultat i këtyre veprimeve, nga njësitet policore të Kryeqytetit janë arrestuar gjithsej 8 persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, ndërkohë që në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë hapur 7 raste të ndryshme të kësaj natyre. Gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si mariuanë dhe kokainë.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.






