Kurti në Kuvend për t’u takuar me Abdixhikun: Deklarohem pas takimit

- Advertisement -

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Kurti pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

I pari i qeverisë tha se për detaje do të flas pas takimit.

Në mbledhjen e Qeverisë Kurti deklaroi se vendi po i afrohet një afati kushtetues, duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsion dhe se zgjedhja e presidentit mbetet detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.

Të ngjashme

Të fundit