22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“O Zot si e ke bërë dorën!”, Elita Rudi “kryqëzohet” nga ndjekësit për fotoshopin

- Advertisement -

Moderatorja e njohur, Elita Rudi po shijon pushimet e para për këtë verë. Moderatorja ka ndarë disa imazhe në rrjete sociale, duke vënë në pah format perfekte trupore. Megjithatë, fansat kanë vënë re një detaj që mesa duket i ka shpëtuar asaj.

Në foto mund të vihet re që moderatorja ka përdorur fotoshop tek pjesa e dorës e cila duket si një dorë kukulle. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente. “Paske harruar të rregullosh dorën pak më mirë”, i shkruan një ndjekës.

“Omg, dora plastike, photoshop”, “O Zot si e ka bërë dorën nga fotoshopi, ju nuk e doni veten tuaj”, “Dore kukulle?!”, “Dore kukulle?! “Po në foton e dytë dora jote si në filma vizatimorë po duket”, “Fort ja paske huq me atë dorë”, janë disa prej komenteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit