10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

“Nuk përkulem nga kërkesat për largim të njësive speciale”, thotë Kurti për Washington Post

Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare“. Kurti i tha gazetës amerikane se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm” i Kosovës, por se “tash është gjithashtu koha që të flasim të vërtetën tonë demokratike ndaj autoritarëve në pushtet”.

Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë)”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, u shpreh kryeministri.

Thirrja nga Shtëpia e Bardhë

Të enjten mbrëma Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi një telefonatë nga Zëvendësi Drejtori i Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jon Finer, ku edhe paraqiti zmbrapsjen e parë të tij drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të banura me shumicë serbe. Shtëpia e Bardhë, mëngjesin e së shtunës doli me një komunikatë të saj për media ku shpjegoi kërkesat ndaj Kurtit: gjetja e ndërtesave alternative për kryetarët e rinj dhe zhvendosja/largimi i njësive speciale nga afërsia e komunave.

(Jon Finer) nxiti Qeverinë e Kosovës që të lejojë kryetarët e rinj të zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre prej lokacioneve alternative dhe të tërheq forcat policore nga ndërtesat komunale”, shkruhet në komunikatë, ndërsa shtohet se Finer “mirëpriti gatishmërinë” e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “për të punuar drejt kushteve për zgjedhje të reja (në veri)”.

Zëvendësi i Jake Sullivan, siç kumtohet në komunikatë, u shpreh se pret nga të dyja palët, përkatësisht nga Kosova dhe Serbia, angazhim në Dialogun e Fascilituar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhlnieve, si dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të arritur në Bruksel dhe Ohër.

Të enjten Kurti njoftoi në llogarinë e tij në Twitter për bisedën me Jon Finer, ku la të kuptohej se ishte zmbrapsur në plotni prej insistimit kategorik të kursit të tij në veri, dhe se ishte pajtuar për zgjedhje të reja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit