11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Muharremi: Për diplomaci pyesni Vlora Çitakun, në kohën e saj kemi pasur raportet më të mira me ShBA-të

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka lavdëruar ish-ambasadoren Vlora Çitaku për punën që ka bërë në Uashington

Ai ka bërë me dije se gjatë kohës sa ajo ka qenë Ambasadore, Kosova ka pasur kulmin e marrëdhënieve të mira dhe të ngushta me SHBA-të.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua ajo kohë ka qenë një shembull i mirë nga i cili duhet mësuar.

“Për raporte të mira me SHBA pyeteni Vlora Çitakun. Kosova gjatë kohës sa ajo ka qenë Ambasadore dhe përgjegjëse ne kemi arritur kulmin e marrëdhënieve të mira dhe ngushta. Ajo ka arritur, në mungesë të kapaciteteve të Kosovës në diplomaci, të vejë në funksion dhe shërbim të Kosovës shërbimin më të fuqishëm diplomatik në botë. SHBA ka punuar për ne, sikur Kosova të ishte shteti i 51. Thujase çdo takim që ambasadorët e SHBA kishin, Kosova ishte në agjendën e tyre. Ajo kohë ishte një shembull i mirë dhe ne duhet të mësojmë nga eksperiencat e mira. Ne ende kemi një diplomat shembullor dhe të kalitur në Ëashington DC, por ndoshta kemi huqur rrugën në Prishtinë. Do e rregullojmë, jemi vend i ri, do mësohemi”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit