15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Eksperti i sigurisë: Kriza e veriut mund të shmangej, Kurti i dinte pasojat e veprimeve të tij

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, ka bërë me dije se tensionet në veri kanë mundur të shmangen.

Në një lidhje nga Uashingtoni për “Special Report”, ai ka thënë se kjo krizë ishte paralajmëruar më herët.

Sipas tij, ishte kryeministri Albin Kurti ai që e ka injoruar këtë fakt.

“Ishte një krizë e shmangshme, veprimet e disa qarqeve serbe janë të dënueshme, dihet që kërkojnë destabilizim dhe situatë sabotuese ndaj shtetit të Kosovës dhe duhet të dënohen shumë qartë, në të njëjtën kohë edhe ata që kanë krijuar probleme duke sulmuar KFOR-in. E thashë që kjo ishte diçka e cila duhet të ishte shmangur sepse ishte paralajmëruar”, ka thënë ai.

Shtuni ka treguar se për këtë krizë kryeministri Kurti ishte paralajmëruar edhe më herët.

Edhe zotit Kurti i ishin dhënë këshillat se si të sillej, por vendosi të mos i dëgjojë dhe pati një kosto që e pamë, duke refuzuar qasjen mbështetëse të SHBA dhe aleatëve të tjerë. A vërtet mendonte Kurti se nuk do të ndodhte kjo lloj krize dhe përshkallëzimi? Apo mendoi se ky përshkallëzim do të ishte një kosto e pranueshme për një qëllim që duhet të artikulojë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit