9.8 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Nesër mbahet akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës organizon aktiviteteve për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktiviteti do të nisë në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.

Bunjaku ishte varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Ai ishte shpallur Hero i Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit