8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani” pas procedurave, kryhet brenda 6 muajve

- Advertisement -

Pas Rrugës A, investimi për ndërtimin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, konsiderohet nga Komuna si ndër projektet më madhore.

Zyrtarët sqarojnë se projekti është në fazën e tenderimit. Pas mbarimit të procedurave, kohëzgjatja e ndërtimit do të jetë 6 muaj. Do të punohet në dy faza dhe në dy ndërrime.

“Ky projekt parasheh që pjesa e vjetër e qytetit të ndërlidhet në kuptimin e krijimit të një sheshi në platformën mbi ekzistuese dhe pasta  të bëhet nënkalim në pjesën tjetër e njëjta fillon pas pjesës së teatrit kombëtar dhe përfundon tek stacioni prapa komunës së Prishtinës. Prej momentit të fillimit të punimeve deri në përfundim, janë 6 muaj, themi 6 muaj se është një kohë e shpejtë”, tha për RTK, Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës

Duke folur për këtë projekt, në INPO, organizatë kjo që monitoron punët e komunave, thonë se kanë rekomanduar në të  kaluarën për kujdes, në përpilimin e kritereve të dosjes së tenderit.

“Vetëm të  nënkalimi Agim Ramadani i ka tre formular të publikuar për korrigjimin e gabimeve vetëm në bazë të një raporti të publikuar vitin e kaluar del se Prishtina prin sa i përket korrigjimeve të dosjes së tenderit, kjo është shqetësuese sepse po të mos kishte reagime nga operatorët ekonomik gabimet do të vijonin tutje”, tha Valmir Ilazi, hulumtues në INPO.

E në  Lëvizjen  Vetëvendosje që është në opozitë në Prishtinë, shprehin skepticizëm për ndërtimin e këtij nënkalimi, ndonëse e konsiderojnë të rëndësishëm.

“Në këtë pjesën të ‘Agim Ramadani’ mendoj se si projekt është i mirë, sa ka me qenë i realizueshëm jemi skeptik duke pas parasysh se vitin e kaluar këta kanë thanë që kem me qitë në tenderim e sene, për 2024 ka qenë dashtë të zhvillohet ky në bazë të ekzekutivit por na po shohim që jemi në qershor dhe nuk ka filluar ende”, tha për RTK, Besart Krasniqi, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Ndërtimi i nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”, parashikohet të kapë vlerën e 6 milionë eurove.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit