Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Gjakovë “Orën e Pritjes”.
Kjo iniciativë ka nisur në disa komuna, duke numëruar mbrapsht drejt 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përveç përfaqësuesve të kësaj platforme, në këtë aktivitet në Gjakovë kanë marrë pjesë edhe deputetë dhe qytetarë të shumtë.
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, është mbishkrimi që qytetarët kanë mbajtur në duar.
Nga Gjakova u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së.






