Buzhala: S’mundeni 6-shes së LDK-së me i thanë se janë PDK, ata edhe kundër Thaçit kanë votu

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Në “Rubikon” të Klan Kosova, Buzhala tha se gjashtë deputetët nuk mund të cilësohen si të afërt me PDK-në, duke theksuar se ata nuk e kishin mbështetur as kandidaturën e Hashim Thaçit për president.

Këta të gjashtit, Hykmetja, Kujta, Arbeni, Dulla edhe Armend Zemaj, nuk e kanë votuar asnjëri Thaçin. Prej krejt këtyre të gjashtëve, janë që s’e kanë votuar Thaçin, po këta kanë qenë më radikalë se krejt të tjerët. Po kjo është një taktikë e ulët e Lëvizjes Vetëvendosje për me i kompleksu. Po Gazmend Muhaxhirit ti mundesh me i thënë gjithçka. Imri Ahmeti me kuadrat, është shty në Lipjan e ka fituar Lipjanin prej vëllezërve Bujaj, prej dëshirës së PDK-së për me rifitu Lipjanin që e kanë pas një kohë. Imri Ahmeti është çdo gjë përveç i PDK-së, i cili është njëfarë kuadri i fjetur. Po dihet, është propagandë”, ka thënë Buzhala.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka menaxhuar situatën politike.

Të ngjashme

Të fundit