Analisti i çështjeve politike, Ilir Mirena, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për situatën politike në vend.
Mirena ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, duke e cilësuar atë si ‘’ndihmës i madh’’ i Albin Kurtit.
‘’Albin Kurti e ka zgjat qet 2 vjetshin duke iu falënderuar Lumir Abdixhikut, i cili ka takimet të panumërta me Albin Kurtin, asnjë takim nuk e ka me krerët e opozitës, që dy vjet. Mas 9 shkurtit ky ka refuzuar të takohet me opozitën, në një moment të caktuar PDK’ja i ka thanë ‘’a po don me marr edhe postin e kryeministrit’’, numrat i kanë pas me hjek Albin Kurtin, nuk ka pranuar. Ky po del që ka qenë vegël e Vjosa Osmanit, edhe ka shpresu që kur t’i kryhet mandati Osmanit marrin vota ma shumë, kështu që Abdixhiku është fajtori kryesor edhe ndihmësi më i madh që ia ka mundësu Albin Kurti qeto dy vitet’’, ka thënë Mirena.






