5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Musliu viziton shoqatën e LIVCZhK-së: Këto kategori nuk gjejnë përkrahje nga shteti ynë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar sot Shoqatën e Lidhjes dhe Invalidve të Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë.

Ajo ka bërë me dije se kjo kategori nuk po përkrahet sa duhet nga Qeveria e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se kërkesat e tyre janë të drejta dhe modeste.

“Sot qendrova në Shoqatën LIVCZHK- se (Lidhjes dhe Invalidve te Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë). Fatkeqësish edhe 25 vjetë pas çlirimit këto kategori nuk gjëjnë përkrahje nga shteti ynë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe modeste. Ne bashkëbiseduam për shumë gjëra e shumë probleme që kanë këto gra dhe shumë të tjera gjithandej Kosovës. Impresionuese ishte murëkuptimi dhe qasja e tyre pozitive e dashamirëse. Uroj që në takimet e radhës të kemi rezultate konkrete”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit