Marshi për Liri, Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë

- Advertisement -

Organizatorja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i madh për liri, që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë, synon të shprehë mbështetjen për çlirimtarët e Kosovës që po gjykohen në Hagë.

E ftuar në emisionin “Rubikon”, Hoxha tha se platforma “Liria ka Emër” e ka orientuar fokusin e aktiviteteve të saj drejt procesit gjyqësor në Hagë, pas arrestimit dhe dërgimit atje të krerëve të UÇK-së.

“Në gjithë ciklin e punëve nga platforma ‘Liria ka Emër’ një gjë që ka qenë konstante në krejt rrugëtimin tonë ka qenë gjithë përfshirja dhe ftesa që me qenë bashkë në çdo aktivitet”, tha Hoxha në Rubikon.

Duke folur për marshin e së shtunës, ajo tha se Prishtina i pret të gjithë ata që duan të shprehin dashurinë dhe mbështetjen për çlirimtarët.

“Prishtina i pret të gjithë që të manifestojnë edhe dashninë e tyre për çlirimtarët që sollën lirinë në Kosovë, por edhe një mesazh të vetëm dhe një kërkesë të vetme që ne e kemi pasur që nga marshi i parë: që gjykata të jetë e drejtë, procesi të jetë i drejtë, jo i politizuar dhe çlirimtarët të kthehen në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit