Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar përfshirjen e zhvillimeve politike në marshin e 12 shtatorit, duke thënë se fokusi duhet të jetë te mesazhi i tij dhe te drejtësia për ish-krerët e UÇK-së.

“Është një vogëlsi politike që një marsh që do të duhej ta përbashkonte historinë tonë të shkuar, të tashmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, të kthehej në beteja politike, që për rezultat kanë moskrijimin dhe moskonsolidimin e shtetit të Kosovës dhe moskrijimin e institucioneve.”, tha ajo në T7.

 

Deliu-Kodra ka thënë se është e papranueshme që, pak ditë para një vendimi historik, vëmendja të zhvendoset te përplasjet politike dhe shkeljet kushtetuese.

“Do të kisha pritur që disa ditë para vendimit historik, ne të mos përfshihemi me shkelje të Kushtetutës dhe me lojëra të përsëritura. Është një situatë e paprecedentë dhe e dëmshme për Kosovën, në mosrespektim të Kushtetutës dhe të themelit të shtetit të Kosovës.” shtoj deputetja Deliu.

 

Të ngjashme

Të fundit