Bajraktari: Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk kanë arritur të provohen

- Advertisement -

I ftuar në emisionin Tempus në T7, avokati Ardian Bajraktari tha se akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë arritur të provohen.

Bajraktari tha se, sipas tij, qytetarët tashmë janë të bindur se epilogu i këtij procesi të stërzgjatur duhet të jetë pafajësia e katër të akuzuarve.

“Populli është tashmë i bindur se epilogu i vetëm dhe real i këtij procesi të stërzgjatur dhe jo më pak me shkelje është pafajësia e katërshes së UÇK-së, sepse akuzat e Prokurorisë, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me të ashtuquajturën ndërmarrje e përbashkët kriminale, nuk kanë arritur t’i argumentojnë”.

Ai tha se, duke pasur parasysh se këto akuza nuk janë arritur të provohen, pret që procesi të përfundojë me shpalljen e pafajësisë së katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Populli pret drejtësi, e drejtësi nënkupton pafajësi, përkatësisht për katërshen e UÇK-së”, tha Bajraktari.

Të ngjashme

Të fundit