28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Murati: Veprimet e Kurtit nuk e zgjidhin problemin në veri

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, dëshiron të bëhet “kampion” i shtrirjes së sovraniteti në veri ka pohuar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, teksa ka komentuar çështjen riaktualizuar së fundi për hapjen e Urës së Ibrit.

Sipas Muratit, veprimet që po i merr Qeveria dhe Kurti në parim është vështirë t’i kundërshtosh, por se në fund të ditës po bëhen për poena politik dhe s’do të ofrojnë zgjidhje.

Murati ka theksuar se këto janë zgjidhje ligjore që po e thellojnë situatën politike.

“Kur i marrim në thelb këto veprime, pak a shumë kanë shkuar çdo herë e në funksion të situatës ku Kurti dëshiron të bëhet kampioni i shtrirjes së sovranitetit në veri. Por që në thelb nuk është  se e zgjidh situatën, në fund të ditës, prapë veriu do të mbetet një problem i pazgjidhur politik, të cilit duhet të ia gjejmë një zgjidhje.

Besoj që është nga niveli qendror, sepse niveli qendror e vendos që fitorja të jetë zotit Kurtit. Të jetë edhe fitore politike. Mos të harrojmë që jemi edhe në vitin zgjedhor. Mos të harrojmë vëmendja e opinionit çka mund të ndodhë në ekonomi, në shëndetësi e në fusha të tjera çdo herë do të jetë raporti me Serbinë. Paçka se nëse i shohim këto veprime në tërësinë e vet nuk është se e zgjidhin problemin, sepse ajo mbetet aty. Veriu mbetet i pazgjidhur si situatë, çfarëdo përpjekje për të zgjidhu, do të nënkuptonte kthim të serbëve në institucione, marrje e pushtetit nga ana e tyre…”, ka thënë Murati në “Five” të Dukagjinit.

Rreth temës së hapjes së Urës së Ibrit, kanë reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe misioni i KFOR-it.

Murati ka shtuar se këto veprime në veri dot të reflektojnë edhe në zgjedhje kurdo që ta mbahen ato.

E sipas tij, nëse fiton Kurti në zgjedhje nuk nënkupton që ka fituar Kosova.

“Besoj që zoti Kurti do ta çojë deri në fund. Këtë në thelb e ka edhe synim, për të thënë që unze përfundova i vetmi një mandat të plotë. Do ta trajtojë si fitore. Por sidoqoftë, kurdo që ne shkojmë, qoftë në tetor, qoftë në shkurt, ne jemi afër zgjedhjeve dhe veprime që i bën Qeveria kanë refleksion edhe në zgjedhje. Për atë çka jam i sigurt, për fat të keq, zgjedhjet do të vazhdojnë me u fitu dhe me u humb në raport me Serbinë. Zoti Kurti krejt këtë situatë do ta kapitalizojë në mënyrën më të mirë të mundshme për fitoren në zgjedhje. Dhe kjo nuk do të thotë që ka fituar Kosova, nuk do të thotë që e hoqëm gurin, gurin ne e kemi përmbi qafë”, ka shtuar Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit