28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Dorëhiquni”, Bajrami i reagon Haxhiut: Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi që kjo e njëjta së fundmi ka postuar një video kundër opozitës.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrja Haxhiu paska nisur fushatë me video kundër opozitës, duke ia përmendur djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, vetingun.

Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar. Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.” – ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo tutje ka përmendur edhe disa nga përgjigjësit që kishte përmendur Qeveria Kurti pa ardhur në pushtet, duke thënë se video nuk i larojnë nga këto përgjegjësi.

Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë. Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni!” – ka përfunduar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit