28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Microsoft Copilot vjen në Telegram

- Advertisement -

Microsoft Copilot, mjet i AI gjeneruese që mund të prodhojë tekst si dhe tu përgjigjet pyetjeve specifike, tashmë është i disponueshëm si një chatbot në aplikacionin e komunikimit Telegram.

Aktualisht në fazë eksperimental, Copilot për Telegram ju jep mundësi përdoruesve të komunikojnë me chatbotin AI njëlloj sikur të bashkëbisedojnë me një mik. Gjithashtu mund tu përgjigjet një game të gjerë pyetjesh.

Boti mund të aksesohet duke kërkuar për emrin e tij @CopilotOfficialBot. Është falas për përdoruesit e Telegram dhe i disponueshëm në platformat mobile dhe desktop. Megjithatë përdorimi i tij kërkon numrin tuaj të telefonit.

Microsoft prezantoi Copilot në disa produkte të saj, përfshirë Microsoft 365 dhe Teams, por edhe në harduerët e parë AI, kompjuterë që kompania i quan Copilot+.

Ekspansioni i Copilot në shërbime të palëve të treta si Telegram është një lëvizje e madhe dhe mund të sinjalizojë qëllimet e Microsoft për integrimin e tij në aplikacionet e tjera të medias sociale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit