14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Murati: Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit, LDK e interesuar për fitimet e tregtarëve jo për mirëqenien e qytetarëve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se shkalla e inflacionit për muajin prill ishte 6.3 për qind, që sipas tij, paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin e disa muajve më parë.

Ai tha se çmimet  kanë filluar t’i kthehen normalitetit, teksa përmendi çmimet e naftës ku tha se një litër naftë tash po kushton 1.15 deri në 1.25 euro, e njëjtë tha se kanë filluar të bien edhe çmimet e produkteve të tjera.

“Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg”.

Murati tha se kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por hodhi akuza ndaj partisë opozitare, LDK-së, e cila tha se e ka bllokuar duke e çuar ligjin në Kushtetuese.

“Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, tha Murati.

“Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët”, tha Murati.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit