9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Edi Rama e pyet Luizin për martesën, ja si përgjigjet ai!

- Advertisement -

Luiz Ejlli ishte i ftuari special i podcast-it të fundit të kryeministrit Rama, së bashku me kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe nëse do e kishim lexuar këtë fjali një vit më parë do kishim menduar se dicka realisht nuk shkonte me personin që e kishte shkruar, por temë tjetër kjo. Gjithsesi, ata folën për shumëcka në këtë episod, por ndër të tjera kreu i qeverisë i bëri Luizit pyetjen që të gjithë në fakt e kemi menduar këtë kohë dhe sigurisht këngëtari u përgjigj. Cila ishte kjo pyetje? Lexoni bisedën si më poshtë:

“Edi Rama: Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për Lalin? (Erion Veliajn, a.k.a Lali Eri)

Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar Lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë s’e di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Edi Rama: Me Lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!”

Pra miq, martesa është reale dhe faleminderit kryeministrit që mori pak kohë nga drejtimi i vendit për këtë cështje të sigurisë kombëtare

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit