25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u ndaluan sot nga Serbia, 5 prej tyre janë akoma në mbajtje

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se qytetarët shqiptarë që u ndalën sot në kufirin në Serbi, janë mbyllur në zyret e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se qytetarët janë maltretuar për mbi 20 orë.

“Nga mëngjesi i hershëm janë targetuar autobusë dhe automjete që po transportonin qytetarët tanë nga perëndimi drejt Kosovës apo anasjelltas, duke i ndaluar ata, duke i’u konfiskuar dokumentet personale dhe duke i intervistuar pa asnjë arsyetim paraprak. Qytetarët tanë janë mbyllur në zyret e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë.” – thuhet në njoftim.

Veç kësaj, është konfirmuar që është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ndërkohë, sipas informacioneve të deritanishme, 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar sot, dhe pesë prej tyre, ndodhen akoma në mbajtje.

“Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic.” – thuhet tutje.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit