13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Hoxha thotë se pjesëtarët e UÇK-së duhet t’i shmangin rrugët për Serbi

- Advertisement -

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha duke folur lidhur me situatën e fundit të ndalimit të autobusëve nga Kosova në kufi me Serbinë, ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së duhet të shmangin domosdoshmërisht këto rrugë.

Hoxha e ka parë veprimin e sotëm të autoriteteve serbe si të pritshëm, derisa ka kujtuar se është paralajmëruar nga vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se do të ketë ndalime e tensione.

“Është e pritshme nga Serbia. Qytetarët tanë besoj që duhet ta shmangin rrugën përmes Serbisë, përveç rasteve kur është e pashmangshme sepse janë paralajmëruar zyrtarisht këto maltretime, paralajmëroi presidenti Vuçiq para disa ditësh që do të ketë arrestime, ndalime e tension. Është mirë mos t’i japim shansë që të maltretohen njerëzit. Personat që janë involuar në luftë duhet të shmangin domosdoshmërisht në çdo situatë, ndërsa qytetarët që nuk kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare edhe mund ta përdorin këtë rrugë. Ky është alarm, me rastin e sotëm po besoj që do të vetëdijesohen qytetarët dhe do përdorin rrugë alternative, si ajo nga Shqipëria”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Më tej, ish-zëvendës ministri ka thënë se ky është vetëm një mozaik i një skenari serb, për të mbajtur gjallë tensionin me Kosovën.

“Ky është vetëm një mozaik i një skenari të Serbisë për ta mbajtur gjallë tensionin. Gjithçka është e koordinuar me mekanizmat shtetërore, nuk është befasuese. Serbia është aleati I vogël I Federatës Rusë ne rajon e cila po kërkon me ngul hapjen e një fronit të ri të luftës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së NATO-së nga invazioni në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, autoritetet e Kosovës thanë të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit