12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Krasniqi: Serbia ankohet për serbët në Kosovë, por maltreton ata që integrohen

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, derisa arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë.

Krasniqi ka theksuar se rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zëvendësdrejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë.

“Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avansuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zv.drejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb. Ndërkohë që Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij. Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Jarinjë dhe është dërguar në Rashkë, ku dyshohet se po keqtrajtohet ka marrë vesh Dukagjini nga burimet e saj brenda organeve të sigurisë.

Për këtë në “FIVE” të Dukagjinit ka folur ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së, i cili ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (e njohur si BIA serbe) do t’i bëjnë presion për informata sekrete.

Qalaj ka treguar se bazuar në raste të kaluara ndër të tjera BIA serbe kërkon nga zyrtarët policorë se si funksionin dhe si është e shtrirë Policia e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit