16.2 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Deliu: Haxhiu shkon në Maqedoni në vend se të krijojë task-forcë në mbrojtje të grave

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se nuk e ka prioritet krijimin dhe menaxhimin e një task force për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave, sidomos pas dy rasteve të fundit të vrasjeve.

Deliu – Kodra ka thënë se ministrja Haxhiu ka harruar detyrën e saj parësore dhe ka shkuar në Maqedoni të Veriut.

Vizita në Maqedoninë e Veriut për një konferencë sipas deputetes së PDK-së duket më shumë si një tubim elektoral.

“24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”, ka shkruar ajo në Facebook.

Konferenca në Maqedoni, foto e publikuar nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra.

Sipas saj, kjo mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë.

Po ashtu, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shkup duke shprehur kështu mbështetjen ndaj opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit