15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Mirena: PDK, LDK e AAK janë të ftuar nga ambasada amerikane për diskutim lidhur me Asociacionin

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena thotë se opozita është e ftuar në organizmin e Ambasadës Amerikane në Kosovë për një diskutim lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mirena në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se në këtë takim janë ftuar LDK, PDK E AAK.

“Informacionet tona thonë që edhe opozita është e ftuar aty, bile na kanë konfirmu disa prej tyre. Prej partive më kryesore që janë në parlament. LDK, PDK e AAK janë të ftuar në atë takim”, thotë Mirena.

Kujtojmë se në një përgjigje për Gazetën Express, Ambasada amerikane ka thënë se qëllim i diskutimit është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për çështjen e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit