9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Amerikanët po e bindin Zelenskyn që të përqendrohet në jug

- Advertisement -

Prej muajsh, forcat ukrainas edhe ato ruse po përballen në qytetin e Bakhmut, dikur pothuajse i panjohur për komunitetin ndërkombëtar, por që tani është shndërruar në teatrin e një lufte që kujton ato të shekullit të kaluar.

Moska pas marrjes se një qyteze të afërt, Soledarin, po përqendron pjesën më të madhe të forcave në këtë qytet, për të rikthyer trendin fitues pas muajve ku Kievi po rimerrte të gjitha territoret e pushtuara në fillim të konfliktit.

Aktualisht forcat ukrainase po rezistojnë shtëpi për shtëpi, por pa mbështetjen e mjeteve të rënda që po premtohen nga Perëndimi por që ende nuk kanë ardhur dhe me gjasa nuk do të jenë të gatshëm për javë të tëra, mbajtja e qytetit pothuajse të shkatërruar duket thjesht një strategji gjakderdhëse, që me jetën e shumë ushtarëve thjesht po fiton pak kohë para se trupat e zgjedhura të kompanisë Wagner ta pushtojnë totalisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit