“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit!”, Rrahmani ironizon rreth situatës me Projekt-Kodin Civil

- Advertisement -

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka përmendur Projekt-Kodin Civil i cili, sipas tij, është planifikuar të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor.

Ai ka reaguar kundër, duke thumbuar mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti.

“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

“Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor. Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor”.

“E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”.

“Qysh thojke edhe njani ‘Shyqyr që të kemi, Albin!’”, shkroi deputeti i GP të PDK-së, Eman Rrahmani.

 

Të ngjashme

Të fundit