Meriton Korenica nënshkruan me ish-kampionët e Evropës

- Advertisement -

Meriton Korenica ka mbërritur në Bukuresht për të nënshkruar me ish-kampionët e Evropës, FSCB, të njohur dikur si Steaua e Bukureshtit.

Sipas mediumit golazo.ro, ai është pritur në aeroport nga Marius Ianuli, menaxheri i klubit në fjalë.

Ky medium thotë se Korenica tashmë ka nënshkruar me ta, dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar.

Sipas deklaratave të Gigi Becalit, FCSB ka paguar 600 mijë euro për transferimin.

Korenica vjen nga klubi tjetër rumun, Cluj, ku ishte një nga lojtarët kryesorë.

Në sezonin e kaluar zhvilloi 50 ndeshje, shënoi 12 gola dhe dha nëntë asistime.

Të ngjashme

Të fundit