Buzhala i përgjigjet Abdixhikut: Mercenar është dikush që lufton për para, se d’i ka vend për një padi – s’di pse m’shtini në një vend me Batonin

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

Ai i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të mërkurën në Kanal 10, e ka quajtur Buzhalën si “mercenar”, bashke me gazetarin tjetër Baton Haxhiu.

Buzhala tha se nuk e di nëse ka vend për ta paditur Abdixhikun.

“Termi mercenar është përdor për dike që lufton për dikë me pare, për ata që luftojnë për vende tjera ose vende tënd. Nuk e di a ka vend për padi”, ka thënë ai.

Ai tutje tha se nuk e di pse Abdixhiku e permendte bashkë me Baton Haxhiun, kur dihet që kanë pikëpamje të ndryshme.

“E para nuk e di pse na fuste me Batonin, po edhe pse kemi pikëpamje të ndryshme politike”, tha ai. /Gazeta Express

 

Të ngjashme

Të fundit