Hoxhaj: Sonte, Suhareka jehoi për UÇK-në dhe lirinë e çlirimtarëve

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ndarë pamje nga aktiviteti “Ora e Pritjes” në Suharekë.

Ky aktivitet po organizohet në qytete të ndryshme të Kosovës, në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje nga aktiviteti “Ora e Pritjes”, i mbajtur sonte në Suharekë.

“Në videon e shpërndarë në Facebook shihet momenti i lëshimit të ‘Orës së Pritjes’, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë”.

“UÇK jehoi sonte edhe në Suharekë! Ora e Pritjes po bashkon çdo qytet në një zë të vetëm: liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit