27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Memli Krasniqi, Kurtit për marrëveshjen për targat: E bëre palë Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij lidhur me marrëveshjen e arritur për targat, duke thënë se me sjelljen e tij e ka bërë Serbinë palë në dikutim për çështjet e brendshme të Kosovës, raporton Scanner.

Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se megjithatë PDK e mirëpret këtë marrëveshje, që shmang eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit.

“Ne e mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen e cila shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit. Por, vërtetë u bë shumë zhurmë, ama jo shumë zhurmë për asgjë, sepse nuk është se s’ndodhi asgjë, në fakt ndodhi shumë. Sepse një çështje e cila vërtetë ishte ishte kompetencë ekskluzive e kryeministrit, arritët që ta shndërroni në temë të diskutimit e të negociimit duke e bërë palë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin për një çështje, e cila ishte krejtësisht kompetencë vendimmarrëse e Qeverisë dhe e kryeministrit”, theksoi lideri i PDK-së.

Krasniqi tha se ndihet keq që ky veprim i Kurtit, i cili ka injoruar kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehje e pafuqisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin për targat.

“Ke mundur ta bësh vetë këtë që e bëre dje në Bruksel duke u dakorduar me SHBA-të dhe duke e marrë për bazë këshillën që e kishte qe më shumë se katër pesë javë në tavolinë e në telefonata, e në takime nga i deleguari, emisari Escobar, por edhe nga vetë sekretari i shtetit, Blinken. Fatkeqësisht duke mos bërë një gjë të tillë, e duke hyrë në një proces në të cilin dje u dorëheqe prej tij, mua më vjen keq që është shprehje e pafuqisë së Kosovës, duke mos qenë e mundshme që ta zbatoni vendimin për tabela”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit