Mbi 17 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri vetëm në 24 orët e fundit

- Advertisement -

Me gjithë të reshurat e herëpashershme të shiut, qytetarët kosovarë zgjodhën Shqipërinë për pushim fundjave.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete, raporton RTSH.

Prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Të ngjashme

Të fundit