Donald Veshaj aplikon për leje për ndërtimin e kullës 33 katëshe në qendër të Vlorës

- Advertisement -

 

I njohur për pjesëmarrjen në formatin televiziv “Big Brother”, aktori Donald Veshaj, tashmë i ka hyrë edhe fushës së ndërtimit.

Në mars të vitit 2024, Donald Veshaj dhe Glenis Çobo themeluan kompaninë “DGC” shpk, me objekt të aktivitetit “Veprimtari në fushën e ndërtimit dhe investimeve në ndërtim, etj…”.

Në dhjetor të vitit 2024, shoqëria “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shyti, blen 50 përqind të aksioneve të “DGC” shpk, për një vlerë prej 5 mijë euro.

Të tre ortakët aplikojnë për një kullë 33 kate, në qendër të Vlorës.

Për momentin, është e paqartë nëse Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, e ka miratuar këtë leje.

Shqyrtimi i kësaj kërkese ishte pjesë e Rendit të Ditës së KKT-së të datës 29 Prill 2026.

Në dokumentat e publikuar nga “Boldnews.al”, rezulton se në pikën 50 të saj: “Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

Për të kuptuar nëse Rama e ka miratuar lejen e Donald Veshaj dhe ortakëve të tij duhet pritur disa javë, para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) të zbardhë vendimet e miratuara në mbledhjen e fund-prillit 2026.

Gjithashtu, është ende herët për të siguruar detaje mbi projektin, vendndodhjen dhe kohën e ndërtimit. Ajo që është e dukshme për momentin është që aplikimi është për kullë të lartë 33 kate në qytetin bregdetar.

 

Të ngjashme

Të fundit