Vuçiq sulmon Marta Kos para vizitës në Kosovë: Nuk flas me ata që i duan të keqen Serbisë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër ndaj Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vetëm pak ditë para vizitës së saj të parë zyrtare në Kosovë.

Gjatë një deklarate për media, Vuçiq tha se nuk dëshiron të komunikojë me persona që, sipas tij, “i duan të keqen Serbisë”, duke iu referuar drejtpërdrejt zyrtares së Bashkimit Evropian.

“Kam ndaluar së foluri për Marta Kosin. Nuk kam çfarë të flas me ata që gënjejnë për Serbinë”, deklaroi ai.

Komentet e presidentit serb vijnë në prag të vizitës së Komisioneres Evropiane në Kosovë, e cila pritet të zhvillohet më 15 maj. Vizita e saj konsiderohet e rëndësishme për raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e integrimit evropian në rajon.

Vuçiq komentoi edhe aktivitetet e organizuara në Beograd për Ditën e Evropës, duke ironizuar pjesëmarrjen në manifestimet pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, vizita e Marta Kos në Kosovë pritet të përfshijë takime me udhëheqës institucionalë dhe diskutime për zhvillimet politike dhe procesin eurointegrues të vendit

Të ngjashme

Të fundit