Skuadrës franceze, Paris Saint-Germain, sërish i është ngjallur interesimi për sulmuesin anglez, Marcus Rashford.
Sipas Inews, skuadra e Ligue 1 është e përgatitur për ta bërë anglezin objektivin e tyre kryesor në fund të sezonit aktual, shkruan Goal.
PSG-ja, e cila gjithmonë e ka admiruar sulmuesin, po merr parasysh gjendjen e tij të vështirë te Manchester United. Pavarësisht synimit të United për ta mbajtur të diplomuarin në staf dhe për t’i mundësuar atij të përmbushë potencialin e tij të plotë në klub, skuadra e Ligue 1 është e përgatitur për ta bërë ndërkombëtarin anglez objektivin e tyre kryesor në fund të sezonit aktual”, ka shkruar Inews.