Cristian “Kily” González ka marrë zyrtarisht drejtimin e Inter Miami. Trajneri argjentinas ka përfunduar procedurat e nevojshme të punës në SHBA dhe tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës së Lionel Messit.
Gonzalez ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2028, duke zëvendësuar Guillermo Hoyos, i cili e drejtonte ekipin përkohësisht pas largimit të Javier Mascheranos.
52-vjeçari ka një lidhje të veçantë me Messin: të dy kanë qenë bashkëlojtarë te Kombëtarja e Argjentinës në vitin 2005. Më shumë se dy dekada më vonë, Kily do të jetë trajneri i një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.
Debutimi i tij pritet të vijë menjëherë në një ndeshje për trofe, pasi Inter Miami do të përballet me Cruz Azul në Campeones Cup.
Kily Gonzalez ka drejtuar më parë Rosario Central, Unión Santa Fe dhe Platense, ndërsa tani nis kapitullin më të madh të karrierës së tij në Miami.






