Me rastin e shqiptimeve të dënimeve në Hagë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “kundërshtimi i fuqishëm i këtyre vendimeve të padrejta mbetet prioritet i mbrojtjes së heronjve tanë të luftës dhe paqes, por edhe institucioneve të Kosovës”.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Drejtësia sot u bë padrejtësi!
Heronjtë tanë të luftës dhe paqes kanë qenë, janë dhe përgjithmonë mbesin të pafajshëm.
Vendimin e Hagës, me qytetarë e përcollëm nga Sheshi në Drenas.
Jam shumë i tronditur nga vendimi. Pafajësia është vendimi i vetëm i drejtë!
Krimi kundër njerëzimit dhe Krimet e luftës, ranë poshtë. Çlirimi dhe liria ishin qëllimi i vetëm i çlirimtarëve!
Qëllimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes ishte liria dhe çlirimi i Kosovës, si e drejtë themelore për lirinë e qytetarëve të Kosovës. Rruga për çlirim nuk ishte e lehtë dhe pa ndihmën e aleatëve, NATO-s, ne nuk do ta arrinim këtë qëllim, lirinë dhe çlirimin nga okupimi gati shekullor serb.
Shpifjet dhe tendencat e disa shteteve jomiqësore ndaj lirisë dhe punën për ta kriminalizuar UÇK-në, ranë poshtë. Shënjestrimi i heronjve tanë nga shteti gjenocidal, për baltosjen e qëllimeve dhe veprimeve të çlirimtarëve, është i njohur. Janë akuza shekullore të zbatuara me gjenerata, pre e të cilave ranë edhe ky trup gjykues. Adresa e vetme e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë, është Serbia.
Kundërshtimi i fuqishëm i këtyre vendimeve të padrejta mbetet prioritet i mbrojtjes së heronjve tanë të luftës dhe paqes, por edhe institucioneve të Kosovës.
UÇK është vetë liria, liria nuk gjykohet.
https://www.facebook.com/share/19a1kAahrF/?mibextid=wwXIfr






