Haxhiu pas verdiktit ndaj katërshes: Lufta e UÇK-së ishte çlirimtare!

- Advertisement -

U.D. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një postim, Haxhiu i ka cilësuar dënimet si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe si një ditë të rëndë për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar.

“Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka bërë thirrje familjeve që të qëndrojnë të forta, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka shkruar ajo.

 

 

Të ngjashme

Të fundit