Erling Haaland është rikthyer në radarët e Real Madridit për një transferim të mundshëm në 2027 ose 2028.
Sipas raportimeve nga Spanja, norvegjezi mund të ketë një klauzolë largimi në kontratën me Manchester Cityn, edhe pse klubi anglez e mohon këtë.
Haaland ka nisur sezonin në mënyrë fantastike, me 6 gola në 6 ndeshje. Sulmuesi ka kontratë me Cityn deri në vitin 2034 dhe vlera e tij në treg vlerësohet rreth 220 milionë euro.






