-1.7 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Manchester City shënon fitore të thellë ndaj West Ham, Chelsea ndalet me barazim nga Crystal Palace

- Advertisement -

Manchester City shënoi fitore të madhe ndaj West Ham United me rezultat 4:1, e në anën tjetër, Chelsea u ndal me barazim nga Crystal Palace.

Qytetarët më në fund kanë rigjetur formën e tyre, pas një kohe shumë të keqe të kaluar, tani duke shijuar fitoren e dytë radhazi.

Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi takimin ashtu siç pritej, duke siguruar fitoren shumë herët.

Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, kur Coufal shënoi autogol, për 1:0.

Erling Haaland e dyfishoi epërsinë tre minuta para fundit të pjesës së parë dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Ylli norvegjez e shënoi golin e dytë personal në minutën e 55-të, për rezultatin 3:0, i asistuar nga Savinho.

Tre minuta më vonë, Foden, realizoi për 4:0, me Kevin De Bruynen në rolin e asistuesit.

Krejt çfarë West Ham bëri në këtë takim ishte goli ngushëllyes për 4:1 i shënuar nga Fullkrug në minutën e 71-të.

Manchester City me këtë fitore shkon në kuotën e 34 pikëve pas 20 ndeshjeve, duke mos lëvizur nga pozita e gjashtë.

Në anën tjetër, Chelsea, që e nisi sezonin shumë mirë, ka hyrë tashmë në një krizë rezultatesh, pasi nuk ka fituar në katër takimet e fundit.

Londinezët barazuan 1:1 me Crystal Palace, ndonëse kaluan shumë herët në epërsi.

Cole Palmer shënoi për skuadrën e Enzo Marescës në minutën e 14-të për 1:0.

Mateta barazoi tetë minuta para fundit, me ndeshjen që përfundoi 1:1.

Chelsea pas këtij barazimi, vazhdon të mbetet në vendin e katërt, por e humb hapin me pjesën e epërme të tabelës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit