Presidenti Ademi në Selanik, pjesë e aktiviteteve për 100-vjetorin e Federatës Greke të Futbollit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, po qëndron në Selanik, ku po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.

Ademi ka bërë të ditur se në këto aktivitete po marrin pjesë drejtues e përfaqësues të federatave, si dhe personalitete të njohura të futbollit evropian.
Ai ka theksuar se ishte kënaqësi të takohej me miq e kolegë nga familja e madhe e UEFA-s dhe të ishte pjesë e aktiviteteve festive, ku vëmendje e veçantë iu kushtua fëmijëve dhe të ardhmes së futbollit.

“FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera”, ka shkruar Ademi

Postimi i plotë:

Kënaqësi të jem sot në Selanik, ku po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin pjesë drejtues e përfaqësues të federatave, si dhe shumë personalitete të shquara të futbollit evropian.

Ishte kënaqësi e veçantë të takohem me miq e kolegë nga familja e madhe e UEFA-s dhe të jem pjesë e aktiviteteve festive, ku në qendër ishin edhe fëmijët dhe e ardhmja e futbollit.

FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera. 🇽🇰⚽️

Të ngjashme

Të fundit