Banka rezervë e Realit që kushton hiq më pak se mbi 500 milionë euro

- Advertisement -

Formacioni titullar i Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos përfshinte emra si Kylian Mbappé, Vinícius Junior, Jude Bellingham dhe blerjen rekord të klubit, Yan Diomande.

Pavarësisht kësaj, José Mourinho kishte edhe shumë më tepër opsione në dispozicion.

Pas ndeshjes, Mourinho foli për skuadrën e tij: “Shikova stolin dhe kisha çdo lojtar, përveç atyre të dëmtuarve. Dhe pashë vetëm cilësi”.

Për Real Madridin, stoli prej 12 zëvendësuesish ndaj Rayo Vallecanos kishte një vlerë të kombinuar të tregut prej 537 milionë eurosh, sipas “Transfermarkt”.

Në të përfshihej edhe superylli turk Arda Güler, i vlerësuar me 90 milionë euro, vlerë kjo më e madhe se e gjithë skuadrës së Rayo Vallecanos (86.85 milionë euro) dhe më e lartë se ajo e pesë skuadrave të tjera të La Ligas: Málaga (55.35 milionë euro), Alavés (66.7 milionë euro), Elche (74 milionë euro), Osasuna (77.9 milionë euro) dhe Levante (86.9 milionë euro).

Turku shoqërohej nga Aurélien Tchouameni (70 milionë euro), Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Marc Cucurella (60 milionë euro secili), Eduardo Camavinga (50 milionë euro), Endrick (40 milionë euro), Brahim Díaz (35 milionë euro), Carlos Espí, Thiago Pitarch dhe Raúl Asencio (20 milionë euro secili), si dhe Andriy Lunin (12 milionë euro).

Kjo listë e jashtëzakonshme nuk përfshinte treshen e lojtarëve të dëmtuar: Rodrygo Goes, Éder Militão dhe Ferland Mendy.

Rodrygo, në veçanti, do të shpresojë të luftojë për një vend në formacionin titullar kur të rikthehet në formën e plotë fizike.

Vetëm 19 skuadra futbolli në planet kanë skuadra me vlerë më të madhe se 12 zëvendësuesit e Mourinhos. Në La Liga, vetëm Barcelona (1.27 miliardë euro) dhe Atlético (680 milionë euro) e tejkalojnë këtë shifër.

Në vetëm gjashtë ndeshje, Mourinho tashmë ka përdorur 19 lojtarë këtë sezon.

Blerja e re Diomande u bë lojtari i 17-të i ndryshëm që ka startuar një ndeshje për Real Madridin këtë sezon.

“Ka skuadra ku lutesh që askush të mos dëmtohet dhe të tjera me një numër të madh opsionesh”, shpjegoi së fundmi Mourinho. Real Madridi është një nga këto të fundit.

Të ngjashme

Të fundit