Dy futbollistë nga Kosova, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës në Serie A të Italisë.
Mbrojtësi Amir Rrahmani dhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova janë përfshirë në 11-shen e xhiros së katërt të kampionatit italian nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Dyshja kosovare pati paraqitje fantastike në javën e fundit të kampionatit italian për çka është u shpërblyen duke u inkuadruar në ekipin më të mirë.
Zhegrova shënoi dy gola për Juventusin për 30-të minuta lojë, ndërsa u vlerësua me notën 9.2 kurse Rrahmani ishte i pakalueshëm në mbrojtjen e Napolit dhe u vlerësua me notën 7.7.
Përderisa Juventusi u mposht 3:2 nga Sassuolo dhe Zhegrova është i vetmi lojtar i këtij ekipi në formacionin më të mirë, Napoli triumfoi 1:0 ndaj Bolognas dhe përfaqësohet me Rrahmanin e Stanislav Lobotkan.
Aktualisht, Zhegrova ka tri paraqitje këtë sezon në Serie A dhe dy gola të realizuar, ndërsa Rrahmani ka katër ndeshje dhe 1 asistim.






