20.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Lushtaku: Vetëvendosje po del kundër vlerave të luftës së UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po bëhet bashkë kundër vlerave të luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku në emisionin “ Këndi i Debatit”, tha se miratimi i Projektligjit për Pagën Minimale lë jashtë kategoritë e veteranëve të luftës nga rritja e pagës minimale. Prandaj sipas Lushtakut, kjo nënkupton që Vetëvëndosje është kundër vlerave të UÇK-së.

“Ngjarja e fundit qe ndodhi sot më miratimin e projektligjit në lexim të parë. mua më vjen keq, por Lëvizja Vetëvendosje po bëhet bashkë kundër vlerave të luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlera këto që neve na kanë sjellë të jemi deputetë të këtij Kuvendi dhe të debatojmë lirshëm dhe në këtë studio televizive”, tha Lushtaku në Tëvë1.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim me 68 vota Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Pro votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, kurse deputetët nga komunitetet e tjera jo shumicë abstenuan, ndërsa opozita nuk mori pjesë fare në votim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit